Kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka takuar sot reperin nga ky qytet,  Gramoz Aliu (Mozzik).

Ai  përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se në ditën e të rinjve ka takuar reperin, që sot është adhurues nga shumë të rinj të tjerë.

Postimi i plotë i tij:

Pikërisht sot, në Ditën Botërore të Rinisë, prita një nga më të suksesshmit të rinj ferizajas, që ndoqi ëndrrën e tij e zhvilloi talentin, e që sot adhurohet nga mijëra të rinj.

Gramoz Aliu (Mozzik) më bëri dhuratë albumin e tij më të ri muzikor, që mishëron suksesin e tij edhe jashtë kufijve tanë.

Shembujt e suksesit dhe insistimi në realizimin e ëndrrave meritojnë t’i çmojmë e duartrokasim.

Urime të rinj, Ditën Botërore të Rinisë!

Urime Mozzik – albumin më të ri!  /Tv Malisheva

Share.