Duke cituar të dhëna nga Qendra e Inteligjencës së Spanjës për Luftën kundër Terrorizmit dhe Krimit të Organizuar,  grupe kriminale të organizuara nga Ballkani shpesh fshihen në shtetin spanjoll.

Burime brenda policisë pretendojnë se “bandat serbe tani po luftojnë grupe kriminale holandeze dhe francezo-algjeriane për dominim në tregun e kontrabandës së drogës në Spanjë” dhe se po ndodhin të shtëna, rrëmbime dhe veprime të tjera të dhunshme, të tilla, si zjarri i fundit në një hotel në Marbella.

“Raportet e policisë tregojnë se grupet e para kriminale mbërritën në Spanjë në fund të luftës në Ballkan, pra në vitin 2001. Raportet tregojnë se grupet kriminale shqiptare, të cilat merren me vjedhje nga parqet industriale dhe shtëpitë e pronarëve të pasur, mbërritën në vend para bandave nga Serbia-Mali i Zi”.

Burime nga Garda Civile Spanjolle shpjeguan se “qytetarët e Serbisë dhe Malit të Zi janë pjesë e një rrjeti ndërkombëtar që merret me kontrabandën e drogës dhe armëve, gjë që i bën ata edhe më të rrezikshëm”./TV Malisheva

Share.