Para Teatrit Kombëtar të Kosovës, në nderim të jetës dhe veprës se artistit dhe politikanit, Adem Mikullovci është vendosur fotografia e tij ku edhe po bëhen homazhe.

Homazhe për nderim të veprës së Mikullovcit, ka bërë edhe ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi.

Dumoshi ka vlerësuar kontributin e Mikullovcit, derisa ka thënë se ai ishte i madh, si politikan i njohur, e po ashtu edhe si një humorist i cili në vitet e 90-ta, me rolin e tij të humorit kishte kthyer gëzimin në familjet shqiptare.

“Këtë vit ka ikë një gjeneratë, disa emra kulminant të artit të Kosovës. Ne do ti kujtojmë, dhe detyra jonë është që këtë njerëz të cilët kanë dhënë kontributin e vet për artin e Kosovës, për teatrin dhe fushat të tjera, gjeneratat të cilat do të vijnë të mësojnë për kontributin e tyre. Adem Mikullovci njihet edhe si politikan i njohur në kohë të vështira dhe të viteve të 90-ta, por edhe si deputet i Kuvendit të Kosovës. Në kohët me të vështira, ai në familjet tona me rolin e tij na ka kthy shumë herë me rolet e tij të humorit edhe gëzimit sidomos vitet e 90-ta e këtej, kur edhe televizionet ishin me videokaseta, Ademi ka qenë prezent në çdo shtëpi”, ka thënë Dumoshi. /TV Malisheva

Share.