Në Spitalin e Pejës po trajtohen 20 pacientë me COVID-19.
Nga spitali kanë treguar se 8 pacientë janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi dhe 2 janë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ndërsa dy persona janë shëruar nga infektimi i virusit korona.
“Aktualisht po trajtohen 20 pacientë me Covid-19.
Sa i përket gjendjes së pacientëve: 8 pacientë janë në Oksigjeno terapi dhe nga këta 2 pacientë janë në gjendje më të rëndë.
2 Pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit”, thuhet në njoftimin e spitalit. /TV Malisheva