Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, tha se që nga fillimi është ditur se qeveria Kurti nuk do të ketë jetëgjatësi. Për këtë Haradinaj shprehu besimin se sot do t’i merret mandati qeverisë në koalicion mes LVV-së e LDK-së.

Ai në seancën e jashtëzakonshme për votimin e mosbesimit të iniciuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës, tha se me të drejtë po mbahet kjo seancë, pasi sipas tij kryeministri ka vepruar si të kishte fituar 70 për qind të votave në zgjedhjet e mbajtura me 6 tetor.

Haradinaj: Më e rënda ka qenë diskriminimi buxhetor i zonave të caktuara

“Që nga fillimi i kemi dhënë përkrahje këtij mocioni për disa arsye që i kemi bërë publike. Më e rënda ka qenë diskriminimi buxhetor i zonave të caktuara, ku pa mëshirshëm janë sakatuar proj ektet më vitale të asaj zone. Heqja e taksës pa asnjë profit për Republikën e Kosovës, krijimi i tregut për Serbinë, dhe mos negocimi i saj me ShBA-të por thjesht ndoshta edhe mos negocimi edhe me aleatët dhe partnerët e koalicionit por njëanshëm në konferencë shtypi e largoi taksën, dhe kjo natyrisht se qeverinë e kaluara, pikërisht kjo taksë e ka quar në shtëpi. Disa po thonë që e ndalin ndarjen e Kosovës, e nëse taksa e ka ndal, pse u heq tash, a ka kaluar rreziku tash a ku jemi”, tha ai.

Shkarkimi i shtyllës kryesore, siç e quajti ai, të ministrit Agim Veliu, tha se ka qenë sinjal që qeveria po vetërrëzohet me planifikim.

Haradinaj: Nuk patë guxim të aplikojnë në INTERPOL

“Nuk patën guxim të aplikojnë në INTERPOL, e heki taksën pa asnjë kriter, ku Serbia vazhdon avazin e vjetër, duke e sulmuar Kosovën. Po mundohen tash në këtë rrethanë të vështirë për Koso vën, ku dihet se virusi COVID veç ka filluar me marrë jetën e njerëzve, por nuk është justifikuar. Kjo qeveri fatkeqësisht në kohën më të keqe po shkon, po sot 50 ditë u bën dhe unë nuk e di që për çfarë lajmi të mirë kemi me mbajt mend”, shtoi Haradinaj.

Seanca e jashtëzakonshme e cila po mbahet sot, ka vetëm një pikë të rendit të ditës, atë të votimit të mocionit të mosbesimit të nënshkruar nga 46 deputetë. /TV MALISHEVA/

Share.