Grupi Parlamentar i AAK-së, konsideron se keqpërdorimet në institucionet ku udhëheq Vetëvendosje, janë intensifikuar gjatë periudhës së kaosit të pandemisë.
Sipas AAK-së “tenderomania në Komunën e Prizrenit është një tjetër terren ku Prokuroria duhet të nis hetimet sa më shpejtë”.
AAK i ka bërë ftesë Prokurorisë që duhet të nisë hetimet sa më shpejtë.
Ky është reagimi i plotë i Grupit Parlamentar të AAK-së:
Komuna e Prizrenit me tenderomani edhe në kohë të COVID-19
Keqpërdorimet në institucionet ku udhëheq Vetëvendosje, janë intensifikuar gjatë periudhës së kaosit pandemik. Tenderomania në Komunën e Prizrenit është një tjetër terren ku Prokuroria duhet të nis hetimet sa më shpejtë.
AAK ka bërë një përllogaritje të çmimeve reale, dhe të çmimeve me të cilat Komuna e Prizrenit ka blerë ulëse e shtylla parku, sipas një tenderi të shpallur së fundmi.
Çmimi i ulëses sipas tenderit: 995 euro
Çmimi real i ulëses: 129 euro
Çmimi i shtyllës për ndriçim sipas tenderit: 900 euro Çmimi real i shtyllës për ndriçim: 11 euro
Shuma e përgjithshme e paguar sipas tenderit: 113,700 euro Shuma e përgjithshme sipas çmimit real: 8,400 euro
Diferenca është 105,300 euro, që i bie se dikush nga zyrtarët komunalë të Prizrenit, i ka futur në xhep këto para/TVMalisheva