Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka bërë homazhe në Koshare në përkujtim të 22 vjetorit të Betejës së Koshares.

Pasi vendosi kurora lulesh në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Koshares”, Abdixhiku tha se 113 dëshmorët e kësaj beteje na kujtojnë sa e vlefshme është sakrifica për liri dhe kontribut për shtet.

“Ne sot këtu kujtojmë të rënët, falënderojmë të gjallët dhe mbi të gjitha kujtojmë sakrificën e ushtarëve të UÇK-së në altarin e lirisë, Agimi me shokë, Saliu, Xhemajli, Aliu e Abazi dhe plot të tjerë, të 113 dëshmorët e Koshares na kujtojnë sot sa e vlefshme është sakrifica për liri dhe kontributi për shtet. Nga këtu na japin obligim dhe zë të ndërtojmë vendin tonë të shenjtë”, tha ai./TV Malisheva

Share.