Me rastin e 1 Qershorit, Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se fëmijët janë pasuria më e madhe e Kosovës.

Ai është shprehur se atyre i detyrohemi të tashmën e qetë për të ardhmen e ndritur që, siç tha ai, do ta ndërtojnë ata vet për vete dhe për ne.

“Fëmijët, pasuria më e madhe e Kosovës, janë motiv i punës sonë. Atyre i detyrohemi të tashmën e qetë për të ardhmen e ndritur që do ta ndërtojnë ata vet për vete dhe për ne. Mbi të gjitha, u detyrohemi një shtet, një që nuk e kishim ne, që i bën të barabartë mes popujve evropianë. Një që rritet bashkë me ta, me miq, e me të ardhme plot potencial”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.

/TV Malisheva

Share.