Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka përkujtuar nënkryetarin e LDK-së e atdhetarit Fehmi Agani, në 23-vjetorin e vrasjes së tij.

Konjufca ka thënë se vrasja e Aganit nga forcat ushtarake e policore serbe ishte hakmarrje e qëllimshme ndaj lëvizjes sonë politike për liri e pavarësi.

“Sot, bëhen 23 vjet nga vrasja e ideologut, intelektualit dhe dijetarit të madh shqiptar, Prof. Fehmi Agani. Si shkrimtar, si gazetar, si politilog, si sociolog e mbi të gjitha si atdhetar i madh, profesor Agani ishte pjesë e gjeneratës së artë intelektuale e politike shqiptare në Kosovë gjatë fundshekullit të kaluar. Vrasja e tij nga forcat ushtarake e policore serbe ishte hakmarrje e qëllimshme ndaj lëvizjes sonë politike për liri e pavarësi.Ishte vrasje e boshtit intelektual e ideologjik të vet Kosovës. Si e tillë, ajo u shndërrua shenjë e pafuqisë së aparatit represiv serb ndaj idesë sonë kolektive për liri e pavarësi”, ka shkruar ai në Facebook.

/TV Malisheva

Share.