Malishevë, 1 nëntor
Agjencioni për Financim në Kosovë (AFK), sot i ka dhuruar shkollës në Vërmicë të Komunës së Malishevës, pajisje për kabinetin e biologjisë. Në dhurimin e donacionit nga ana e AFK-së, përkatësisht nga përfaqësuesi i tyre, Avdullah Bytyçi, ishte i pranishëm edhe drejtori i Drejtorisë për Arsim dhe Edukim në Malishevë, Blerim Thaçi, i cili i ka falënderuar për këtë donacion të radhës, me rëndësi të madhe.
“AFK në vazhdimësi i përkrahë institucionet shkollore në komunën tonë, dhe ky donacion është në vazhdën e kësaj përkrahje të vazhdueshme. Këto pajisje të dhuruara sot, kanë rëndësi të madhe për zhvillimin e orës së biologjisë, pasi edhe nxënësit do ta kenë më të lehtë të kuptojnë lëndën. Në emër të Drejtorisë për Arsim dhe Edukim, e falënderoj Agjencionin për Financim në Kosovë, për këtë përkrahje të vazhdueshme”, tha drejtori i DAE në Malishevë, Blerim Thaçi.
Përfaqësuesi i AFK-së në Malishevë, Avdullah Bytyçi, pasi e dorëzoi donacionin, tha se “jemi të kënaqur që kemi mundësi ti përkrahim institucionet shkollore, pasi përkrahja në fushën e arsimit është me rëndësi për ne dhe këto përkrahje do të jenë të vazhdueshme”.
Edhe ushtruesi i drejtorit të shkollës në Vërmicë, Tahir Gashi, e ka falënderuar AFK-në për këtë donacion shumë domethënës për shkollën e tyre, pasi nxënësit tani, përveç mësimit teorik, do të kenë mundësi që edhe në praktikë të mësojnë lëndën.
AFK, për shkollën në Vërmicë, ka dhënë mjete për kabinetin e biologjisë, ku përfshihen mikroskop dhe komplet pjesët e trupit të njeriut.

Fotografia e Komuna Malishevë

Fotografia e Komuna Malishevë

Fotografia e Komuna Malishevë

Fotografia e Komuna Malishevë

Fotografia e Komuna Malishevë

Share.