Nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu, si duket e ka harruar Albin Kurtin.

Tash ai ka filluar të merret me zëvendëskryeministrit në detyrë, Haki Abazit.

Veliu i reagoi ashpër Abazit, pasi ky i fundit gjatë ditës akuzoi LDK-në dhe Avdullah Hotin.

Veliu përmes një postimi në Facebook ka thënë se Abazi ishte përgjëruar që të pranohej në strukturat e LDK-së, ndërsa tani po vjell vrer ndaj partisë që i mbeti ëndërr.

Madje Veliu e ka pyetur Abazin se argat i kujt është.

Reagimi i plotë i Veliut:

Njeriu që nuk la njeri brenda e jashtë LDK-së pa përgjëruar që t’i hapej dera e Lidhjes Demokratike, që të akomodohej tek ne, tash vjell vrer e helm ndaj partisë që mbeti një ëndërr e pa realizuar e tij.

Haki Abazi, derisa drejtonte një fondacion, përmes miqve të mi disa herë bëri përpjekje të më takonte me qëllim që të bëhej pjesë e LDK-së, por asnjëher s’ia ofrova një rast të tillë.

Njeriu i konspiracioneve, që lakoi emra për vrasjen e kolonel Ahmet Krasniqit, kurse për vdekjen në burg të Astrit Deharit i bëri përgjegjës aktivistët VV-së, tash i akomoduar pikërisht në VV, po bën avokatin më të zëshëm të tyre, duke akuzuar e shpifur ndaj zyrtarëve të lartë të LDK-së. Në fakt, ai veç po e tregon fytyrën e vërtetë.

Haki, me gjithë respektin më të lartë për babin tënd, i cili ishte një veprimtar e aktivist i palodhshëm i viteve ’90-ta, më duhet ta bëj një pyetje: argat i kujt je ti?E dimë se ke bërë turr të marrësh bajrakun të dëshmohesh si më i devotshmi dhe më i zëshmi i ushtrisë propagandistike, por kjo nuk të jep të drejtë të bësh shpifje e fyerje. Përmbahu Haki!/TV MALISHEVA/

Share.