Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, sërish është përplasur me analistin Xhevdet Pozhari por kësaj here në rrjetin social Facebook.
Pozhari përmes një postimi tregoj se Dardan Sejdiu dhe Shpend Ahmeti, reaguan në mënyrë të njëjtë për gjendjen me pandeminë.
E për këtë ka reaguar Ahmeti, i cili tha se nëse don mund ta bëj Pozharin ‘’ta mshel facebookun’’.
“Nuk isha marr me ty kurrë, po po du me të distancu ty e llojin tënd prej vv se sbesoj se lejojnë kësi përfaqësimi.
Qysh e fajësove viktimen ne Ferizaj, mos po don tash mi fajësu 32 viktimat sot qe s’janë vaksinu dhe që se kanë kqyr gomarin’’, shkroi Ahmeti.
Kujtojmë se Ahmeti dhe Pozhari ishin përplasur në një debat televiziv, ku kryetari I Prishtinës i pati thënë të ketë kujdes se nëse i publikon mesazhet e Pozharit ai detyrohet të dalë nga studioja.
Reagimi i plotë:
Hala po fol ti a? Ma se të boj me mshel facebookun !
Nuk isha marr me ty kurrë, po po du me të distancu ty e llojin tënd prej vv se sbesoj se lejojnë kësi përfaqësimi.
Qysh e fajësove viktimen ne Ferizaj, mos po don tash mi fajësu 32 viktimat sot qe s’janë vaksinu dhe që se kanë kqyr gomarin.
Qysh ke thene vetë, Albini flet mrekulli, budallenjtë budallaki. Ishalla nuk të merr Arbeni ne shtab përkunder intervencave, se boll po munohesh, e qateherë përnime gëzohen shtabet tjera.
Arbeni ne kabinet vetëm udhëzime mundet me gjet! E mirë se vjen kushdo që fiton!
P.s. E para dhe e fundit me ty dhe për ty në facebook /TV Malisheva