Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka konfirmuar se nesër do të hapen çerdhet publike dhe ato me bazë në komunitet.

Sipas Ahmetit, vetëm çerdhja “Dielli” nuk hapet për shkak se ende është duke u punuar në rinovimin e saj.

“Çerdhet publike dhe ato me bazë në komunitet në komunën e Prishtinës rihapen nesër. Vetëm çerdhja Dielli nuk hapet për shkak se e shfrytëzuam pandeminë për renovim dhe jemi para përfundimit. Prindërit do të njoftohen për zgjidhjen e përkohshme për atë çerdhe”, tha Ahmeti./ Tv Malisheva

Share.