Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar në profilin e tij në Facebook, duke thënë se, masat si ajo me Shqipërinë vetëm sa do të irritojnë qytetarët dhe nuk janë zgjidhje për këtë situatë.

Ahmeti ka dhënë pesë propozime se si të veprohet për të ngadalësuar përhapjen e virusit.

“1. Mbyllje dyjavore më e rreptë për ta ngadalësuar përhapjen – me grante për biznese. 2. Prioritet i vetëm dhe ekip special për prokurim të vaksinave të prodhuesve të ndryshëm. 3. Vaksinim më agresiv me fushata informuese që luftojnë keqinformimin”, ka shkruar mes të tjerave Ahmeti, përcjell “TV Malisheva”.

Ja shkrimi i tij:

Tash është vonë për kozmetikë. Masat si ajo me Shqipërinë vetëm irritojnë dhe nuk janë zgjidhje për këtë situatë.

  1. Mbyllje dyjavore më e rreptë për ta ngadalësuar përhapjen – me grante për biznese
  2. Prioritet i vetëm dhe ekip special për prokurim të vaksinave të prodhuesve të ndryshëm.
  3. Vaksinim më agresiv me fushata informuese që luftojnë keqinformimin.
  4. Decentralizim i vaksinimit – vaksina te qytetari e jo qytetari te vaksina
  5. Restriksione për të pavaksinuarit – ndalesa hyrje në gastronomi, hapësira të mbyllura dhe evenimente

Përndryshe çdo tre muaj do të vajtojmë nga variantet e reja. Më mirë dy javë mbyllje se katër muaj vajtim dimrit.

Edhe një viktimë në ditë është shumë e lere më 25-30. Skemi njerëz për të humbur. /TV Malisheva

Share.