Kryetari i komunës së Prishtinë, Shpend Ahmeti ka bërë të ditur se të gjitha këstet për leje në komunë mund të shtyhen për 90 ditë.
Përmes një postimi në Facebook, Ahmeti tha se çdo kompani që nuk ka mundësi me e pagu këstin, dërgon kërkesë elektronike dhe përgjigja do të jetë pozitive.
Postimi i plotë:
Të gjitha këstet për leje në Komunën e Prishtinës mund të shtyhen për 90 ditë. Duke marr parasysh ndaljen e aktivitetit ekonomik dhe diskutimet me kompanitë, çdo kompani që nuk ka mundësi me e pagu këstin, dërgon kërkesë elektronike dhe përgjigja do të jetë pozitive. Për më shumë detaje do të ketë informatë në webfaqen e komunës. Ditëve në vijim do të lajmërojmë edhe masat e tjera ekonomike pas diskutimeve me përfaqësues të sektorëve të ndryshëm.