Një automjet ka marrë flakë dhe ka dalë nga rruga ndërsa ishte në lëvizje në aksin rrugor Lushnje-Rrogozhinë.

Mjeti tip “Lancia y10” po udhëtonte pranë fshatit Gramsh kur shoferi ka parë tym dhe më pas ka marrë flakë pjesa e parme e makinës.

I gjendur para kësaj situate, drejtuesi tentoi të hapë krahun anës rrugës, por kjo lëvizje nuk u bë siç duhet dhe mjeti përfundoi në parcelat e tokave aty pranë.

Banorët e zonës që iu kanë ardhur në ndihmë personave që ndodheshin në makinë për të fikur flakët. Më pas është njoftuar spitali ku janë transportuar 6 personat që ndodheshin në mjet.

Sipas informacioneve të marra në spitalin e Lushnjes, dy prej pasagjerëve janë nisur drejt spitalit të Traumës për mjekim të specializuar pasi gjendja e tyre nuk ishte e qëndrueshme, ndërsa katër të tjerët kanë marrë mjekim dhe janë jashtë rrezikut për jetën./tch/TV Malisheva

Share.