Një aksident ka ndodhur në rrugën Pejë – Prishtinë, saktësisht në fshatin Gllaviqicë.
Sipas informacioneve të para dy automjete janë aksidentuar ndërsa Policia e Kosovës është duke u marrë me rastin.
Zëdhënësi i Drejtorisë Rajonale të Policisë së Kosovës në Pejë, Fadil Gashi, tha se nga ky aksident katër persona janë lënduar.
Të njëjtit janë dërguar në Emergjencën e Spitalit të Pejës dhe aty janë duku u trajtuar nga ekipet mjekësore./TV Malisheva