Një person ka marrë lëndime trupore pasi në Hajvali të Prishtinës ka ndodhur një aksident mes dy veturave.

Kjo u bë e ditur nga zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 18:00 në Hajvali,  ka ndodhë një aksident trafiku, ku janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit një person  ka pësuar lëndime trupore. Personi i lënduar është  dërguar  për trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti”. /TV Malisheva

Share.