Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Duminicë e Poshtme në komunën e Vushtrisë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Sipas e aksidentit ndërmjet një veture dhe një çiklisti, ku i fundit ka mbetur i lënduar.

“Rreth orës 20:30, është raportuar se në rrugën lokale në fshatin Dumicë e Ulët të Vushtrrisë, është shkaktuar aksident trafiku ndërmjet një veture me targa vendore dhe një biciklisti si pasojë e aksidentit lëndime ka pësuar biciklisti i moshës madhore i cili është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Vushtrrisë. Njësia e trafikut për hetimin e aksidentit ndodhet në vendngjarje”, tha Zahiti.

Share.