Në mëngjesin e sotëm ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku në Fushë Kosovë.

Sipas pamjeve të publikuara shihet se aksidenti ka qenë zinxhiror dhe në të janë përfshirë disa vetura dhe kamionë.

Sipas të dhënave, veturat janë aksidentuar një pas një për shkak të kushteve atmosferike.
Detaje tjera ende nuk janë bërë publike.

Deri më tani janë bërë thirrje publike për kujdes dhe respektim të kushteve për vozitje gjatë sezonës së dimrit.

Ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar.

/TV Malisheva

Share.