Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur dje në rrugën Prishtinë-Podujevë, në fshatin Lupç.
E si pasojë e këtij aksidenti sot ka humbur jetën edhe personi i tretë i aksidentuar dje.
Vdekjen e dy personave dje e ka konfirmuar ekipi mjekësor , kurse personi i tretë vdiq sot në kuadër të mjekimit që po merrte në QKUK.
“Podujevë, 09.01.2022 – 09:35. Në rrugën nacionale Podujevë–Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale, në të cilin kanë qenë të përfshira tri vetura me targa vendore. Si pasojë e aksidentit dy meshkuj me Shtetësi nga Kosova kanë vdekur në vendin e ngjarjes dhe një tjetër gjatë trajtimit në QKUK, ndërsa lëndime trupore kanë pësuar edhe 8 persona tjerë meshkuj, 7 prej tyre nga Kosova dhe një shtetas i Austrisë. Të lënduarit janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor, Në vendin e ngjarjes përveç njësive policore dhe ndihmës së shpejtë ka dalë edhe prokurori i shtetit me urdhrin e të cilit trupat e pajetë të viktimave janë dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë./TV Malisheva