Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj në orët  e mbrëmjes ka mbajtur konferencë për media.Në këtë paraqitje, Kryetari Begaj ka lëshuar një mori shqetësimesh pas paraqitjes se rastit të parë me koronovirus Covid-2019/

Ai deklaroi që asnjë kontakt me nivelin qendror nuk kemi pasur, shqetësim tjetër përmendi  edhe mungesën e mjekëve, tre mjek shkojnë në vetëizolim, furnizimi është i mangët edhe  paisjet dhe dezinfektuesit i mungojnë Malishevës, Malisheva nuk është në gjendje e vetme të ja del,e vetme nga kjo situatë.

Nënkryetari i komunës Hajdin Berisha deklaroi se vendimin e qeverisë e kanë pranuar përmes viberit .Asnjëra ministri  që janë përgjegjëse nuk kanë kontaktuar me kryetarin e komunës .Ai deklaroi qe te vetmin qe kanë qenë në Malishevë, janë vizita nga  Shëndetit Rajonal Publik raporton TV Malisheva.

Gjithashtu ka shtuar se nuk kanë ende numër të saktë të të ardhurve nga Italia përmes Vërmicës, dhe se këto të dhëna i kanë vetëm deri në datën 5 mars, por që sipas tij ka pasur edhe shumë të tjerë që kanë ardhur pas kësaj date/TV Malisheva/

Share.