Allban Krasniqi, asambleist i VV-së në Kuvendin Komunal të Malishevës përmes rrjetit social facebook, fton kryetarin Begaj me kabinetin e tij të angazhohen së bashku:”Ftoj kryetarin Begaj dhe kabinetin e tij që të ngrisin nivelin e angazhimit dhe që veprimet ti bējnë në mënyrë të koordinuar dhe profesionale me të gjitha strukturat lokale përfshirë kuvendin komunal dhe sidomos me ato qendrore.
Komunikimet zyrtare ti zënë vend komunikimeve joformale partiake sepse interesi dhe shëndeti qytetarëve është mbi të gjitha.”

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë të Malishevës,

Numri i të prekurve nga Covid-19 nga komuna jonë u rrit në 4. Më parë mësuam se nga Italia në Malishevë gjatë datave 27 shkurt – 5 mars kanë ardhur 122 bashkëatdhetarë të cilët duhet të përcjellin me kujdes udhëzimet e institucioneve.
Në ndërkohë, udhëheqja komunale e Malishevës ka rritur angazhimin e saj.
Mirëpo, mbetet shqetësuese mënyra sesi po menaxhohet kjo situatë nga komuna e cila nuk duhet të mjaftohet vetëm me paraqitje publike të cilat në disa raste janë edhe të pavend.
I kuptojmë kapacitetet e kufizuara si njerëzore ashtu edhe financiare të komunës ku përgjegjës mbahet natyrisht së pari udhëheqja komunale. Mirëpo, tani është koha për koordinim dhe veprim në mënyrë që së bashku ta tejkalojmë këtë të keqe me përmasa globale.
Ftoj kryetarin Begaj dhe kabinetin e tij që të ngrisin nivelin e angazhimit dhe që veprimet ti bējnë në mënyrë të koordinuar dhe profesionale me të gjitha strukturat lokale përfshirë kuvendin komunal dhe sidomos me ato qendrore.
Komunikimet zyrtare ti zënë vend komunikimeve joformale partiake sepse interesi dhe shëndeti qytetarëve është mbi të gjitha.
Disa nga veprimet që mund të ndërmerren mund të jenë:

1. Respektimi rigoroz i masave të ndërmarra nga niveli qendror dhe koordinimi me nivelin qendror në zbatimin e tyre.
https://ame.rks-gov.net/…/Plani%20Reagimit%20Kombetar_14_01…

2. Hapjen e një linje telefonike pa pagesë për qytetarët për nevoja emergjente në ushqim apo të ngjashme

3. Evidentimi i gjendjes së përgjithshme në komunë( mundësitë, rezervat, nevojat në staf mjekësor, rreziqet etj)

4.Hartimi i një plani veprimi emergjent

5. Adresimin e kërkesave për ndihmë në nivelin qendror. Nëse nuk i kanë bërë ti bëjnë sa më parë(Mundësisht ti bëjnē publike).

6. Kufizimi i lëvizjeve të panevojshme të stafit komunal sidomos kryetari dhe stafi i tij

7. Koordinimin me të gjithë akterët lokalë

8. Inspektimin e vazhdueshëm të bizneseve që po abuzojnë me çmimet dhe me ato që nuk ofrojnë masat mbrojtëse për punonjësit e tyre
Dhe të tjera veprime që mund të dalin si pjesë e përgjegjësisë së tyre si organe komunale.

PS: Çfardo tendence e bashkëpartiakëve të kryetarit që ta keqpërdorin situatën e tillë ashtu siç kanē filluar e dëmton përpjekjen e përbashkët për ta tejkaluar këtë gjendje e cila kërkon angazhim nga secili prej nesh duke qëndruar në shtëpi duke respektuar instruksionet e dhëna na autoritetet përkatëse, duke informuar drejtë dhe orientuar në vendin e duhur kërkesat dhe nevojat si dhe duke vënë në dispozicion kapacitetet tona njerëzore dhe profesionale në shërbim.

Share.