Ambasadori i SHBA-së në Kosovë Phillip Kosnett i ka dërguar një letër ministrit në Detyrë të Shëndetësisë Arben Vitia, të cilin e falënderon për përpjekjet për luftimin e parandalimit të përhapjes së pandemisë COVID-19 në Kosovë.
Diplomati amerikan ka thënë se konferenca e përbashkët e ministrit Vitia me ministrin Dalibor Jevtiq, më 2 prill, tregon një shembull përkushtimi dhe lidershipi.
“Unë shpresoj se fryma e bashkëpunimit do të vazhdojë edhe në të ardhmen në qeverinë dhe institucionet e saj, si dhe në mesin e komuniteteve të Kosovës”, thuhet në letër