Ylli i ‘Aquaman’ ndodhet për pushime në ishullin e bukur Maui të Havai dhe natyrisht nuk mungojnë paraqitjet e saja për fansat në rrjetet sociale.

Amber Heard nuk lejon që një dëmtim i këmbës ta ndalojë atë që të veshë bikine.

33-vjeçarja megjithatë nuk tregon lidhur me problemet që ka me këmbën e saj të majtë, transmeton KosovaPress.

“Fillimi i këtij viti duke u ndjerë lirshëm”, shkroi ajo krahas një imazhi ku shihet ulur në një shkëmb, me këmbën e majtë të shtrirë në ajër.

“Ndjeheni me fat që keni qenë në gjendje të përqafoheni në plazhin me rërë të zezë në Havai,” shtoi ajo.

Heard postoi edhe një fotografi në të cilën ajo shfaqet ulur në plazh, duke lexuar librin “The Fire Is Upon Us”.

“Natyrisht që noti nuk ishte në rendin e ditës,” shpjegoi ajo, megjithëse duket se aktorja vendosi t’i lagë këmbët gjithsesi pasi ajo më pas ngarkoi një imazh tjetër, duke treguar veten veshur në bikini, ndërsa qëndronte pranë një pishine.

“Kurrë mos e lë një këpucë të marrë rrugën e ëndrrave tuaja”, u tha ajo fansave.

Share.