Një arritje e madhe në karrierën e Amir Rrahmanit, që aktualisht luan me Veronën në Seria A.

Sipas asaj që raporton Migen Memelli për “Zona Gol”, nisur nga kontaktet me agjensinë e marketingut që zotëron futbollistin, janë kryer me sukses testet mjekësore në ekipin e ri.

Bëhet fjalë për skuadrën e njohur të Serisë A, Napolin.

Gjithçka ka përfunduar në këtë drejtim dhe pritet vetëm zyrtarizimi i ekipeve për transferimin e kryer në vlerën e 15 milionë eurove.

Gjithashtu është arritur marrëveshja që Rrahmani të luajë te Verona deri në fundin e sezonit, por menjëherë pas saj, do të kalojë tek ekipi që drejtohet nga Gatuzo.

Një arritje e madhe kjo për Rrahmanin, që disa vite më parë ishte pjesë e futbollit kosovar.

Share.