Organizata zvicerane AQH (Accesible Quality Healthcare), do të vazhdoj ta mbështes shëndetësinë në Malishevë, edhe në katër vitet e ardhshme. Kjo është bërë e ditur sot, gjatë një takimi në mes udhëheqësit të AQH në Kosovë, Nicu Fota, me kryetarin e Malishevës, Ragip Begaj, nënkryetarin Hajdin Berisha, drejtorin e shëndetësisë, Liridon Hoti dhe drejtorin e QKMF-së, Nuhi Morina.

Në këtë takim, Fota, ka thënë se AQH do të vazhdoj të mbështes shëndetësinë në Malishevë, në kuadër të projektit të tyre për mbështetje në sektorin e shëndetësisë në disa nga komunat e Kosovës. Sipas tij, “do të vazhdohet edhe me fazën e dytë të këtij projekti, sepse faza e parë e projektit ka shkuar shumë mirë dhe bashkëpunimi ka qenë i shkëlqyeshëm me komunën dhe QKMF-në”.

Për këtë, kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, e ka falënderuar përfaqësuesin e AQH, për realizimin e projektit gjatë katër viteve të kaluara, si dhe për vazhdimin e projektit edhe për katër vitet e ardhshme. “Ne kemi nevojë për përkrahje në shëndetësi, dhe ju falënderojmë për përkrahjen e vazhdueshme”, tha Begaj. Edhe nënkryetari Berisha, pasi e ka falënderuar AQH-në për përkrahje, ka thënë  se “për qeverinë komunale të Malishevës, shëndetësia ka qenë dhe do të vazhdoj të mbetet prioritet, ndërsa projekti i AQH-së ka lënë gjurmë në shëndetësinë e Malishevës”.

Projekti i AQH-së, është i orientuar në tri pika, duke filluar me ofrimin e shërbimeve më të mira shëndetësore, pastaj fuqizimin e dhe vetëdijesimin e qytetarëve për të drejtat në marrjen e shërbimeve shëndetësore, dhe mbështetja e ngritjes profesiona

Share.