Arbreshë Krasniqi, asambleiste e Nismas Socialdemokrate, në Kuvendin Komunal, Malishevë, ka reaguar përmes rrjetit social, facebook, lidhur me krijimin grumbujve të njerëzve para sporteleve për të tërhequr ndihmat socale
Postimi i plotë:
A nuk janë gjynah këto pamje sot kur bëhet thirrje nga të gjitha organet e shëndetit dhe të sigurisë që të mbajmë distancë?
A nuk është e planifikuar, sot kur atyre kategorive më të ndjeshme iu ofrove se gjëja pak ditë më herët do i merrni ato pak para, dhe bash për sot more vendim për masa të kufizuara kohe?!
Qytetarë të nderuar, ne çdo ditë e më shumë jemi duke u rënduar nga qeversija e keqe.


