Dy nxënës, maturantë, janë arrestuar sot nga Policia e Kosovës në Podujevë për shkak të prishjes së rendit dhe qetësisë publike. Nxënësit e tri shkollave të mesme në këtë komunë kanë protestuar duke kërkuar që të lejohen të shkojnë për ekskursion në Shqipëri.

Në një video, shihen zyrtarë policorë duke prangosur dy prej nxënësve.

Zëdhënësja e Drejtorisë Rajonale të Policisë së Prishtinës, Flora Ahmeti, konfirmoi për KP se janë arrestuar dy të rinjtë që janë të moshës 19-vjeçare.

“Janë arrestuar mëngjesin e sotëm për prishje të rendit dhe qetësisë publike, dy persona të moshës mbi 19-vjeç”, u shpreh ajo.

KP  ka tentuar të marrë një qëndrim edhe të drejtorit të Arsimit të Komunës së Podujevës, Avni Fetahu, në lidhje me rastin dhe arsyet se pse është marrë vendim që maturantët të mos shkojnë në ekskursion në Shqipëri.

Mirëpo, Fetahu, ka premtuar se do të deklarohet gjatë ditës pasi në momentin kur është kontaktuar ka thënë se është i zënë me një takim.

/TV Malisheva

Share.