Arrestohen një burrë dhe një grua në Klinë, dyshohet se u morën me trafikim të njerëzve.

Janë arrestuar dje dy persona në Klinë nën dyshimin se janë marrë me trafikim të njerëzve.

Të njëjtit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

“Sadik Rama, Klinë 18.10.2023 – 10:00. Pas hetimeve të zhvilluara, janë arrestuar dy të dyshuar, një mashkull dhe një femër nga Kosova, nën dyshimin se të njëjtit në bashkëveprim kanë kryer veprën penale të lartcekur. Të njëjtit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

/TV Malisheva

Share.