Policia e Kosovës në Malishevë, më 7 shkurt 2024, ka arrestuar personin me inicialet J. K. (30) mbi dyshimin e arsyeshëm se ka vjedhur para dhe gjësende të ndryshme në një automjet në parkingun e një marketi më 25 dhjetor 2023.

I njëjti gjithashtu ka qenë në kërkim policor si i dyshuar edhe për 18 raste të tjera të vjedhjeve në zonën e përgjegjësisë së Stacionit Policor në Malishevë, dhe për t’i ikur kapjes nga policia ka përdorur identitete dhe dokumente të rreme të cilat i janë gjetur dhe sekuestruar në momentin e arrestimit.

Veprimet hetimore të ndërmarra janë kryer në koordinim me prokurorin e shtetit, me vendimin e të cilit i dyshuari është ndalur në mbajtje.

/TV Malisheva

Share.