Një grua është vrarë me sëpatë sot në Elbasan, ndërsa i dyshuari është arrestuar.

Policia e Shtetit ka informuar se T. T., 58 vjeç, dyshohet se rreth orës 13:00, në fshatin Kusarth, në rrugë, ka goditur me sëpatë motrën e bashkëshortes së tij, shtetasen A. Q., 44 vjeçe, banuese në Kusarth, e cila si pasojë e plagëve ka humbur jetën.

Sëpata është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, gjatë patrullimit në territor, në zonën komunitare, në fshatin Bradashesh, kanë konstatuar një shtetas, me një sopatë në dorë dhe me duart me gjak, i cili po ecte me vrap. Shërbimet e Policisë janë vënë vënë në ndjekje dhe kanë bërë kapjen e shtetasit T. T., 58 vjeç, banues në fshatin Shirgjan, Elbasan dhe e kanë shoqëruar atë në Komisariat.”, ka informuar Policia.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

/TV Malisheva

Share.