Një person me inicialet M.V është arrestuar sot në Prizren, për veprën penale “Ngacmimi” .

Sipas Policisë, arrestimi i të dyshuarit është arrit të bëhet pas publikimit të fotografive të mara nga kamerat e sigurisë në bazë të autorizim të lëshuar nga ana e Prokurorit të Shtetit.

“I dyshuari ka qenë në kërkim të vazhdueshëm nga ana e policisë që nga data 28.02.2023, i njëjti është recidivist /përsëritës i veprave penale të kësaj natyre. Nga ana e hetueseve policor është bërë intervistimi i të dyshuarit në prezencën e avokat mbrojtës, lidhur me dyshimet për veprat e kryera. Me aktvendim me shkrim të Prokurorit të Shtetit ,të dyshuarit i shqiptohet masa e ndalimit për 48 ore”, thuhet në njoftim./TV Malisheva

Share.