Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, në kuadër të planit operativ për realizim të urdhëresave gjyqësore, ka arrestuar sot personin e kërkuar me inicialet H.Q. (1987).

Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Gjilan për veprat penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e pa autorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge dhe mbajtje në pronësi, kontrolle ose posedim të paautorizuar të armëve” me dënim burgimi prej një vit, dy muaj e pesëmbëdhjetë ditë.

Pas kompletimit të dokumentacionit i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.

/TV Malisheva

Share.