Policia e Kosovës ka arrestuar sot një person të dyshuar për grabitje.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës ka bërë të ditur për KosovaPress se arrestimi ka ndodhur rreth orës 17:00, në rrugën “Agim Ramadani”.

“Bashkëpunimi i qytetarëve me Policinë e Kosovës, ka mundësuar që sot rreth orës 17:00, në rrugën ‘Agim Ramadani’ në Prishtinë të arrestohet personi i dyshuar për grabitje. Aktualisht hetuesit policorë, po ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme në koordinim me prokurorinë përkatëse, lidhur me rastin që dyshohet të jetë i përfshirë i arrestuari”, ka thënë ajo.

Ahmeti ka falënderuar mediat dhe qytetarët për kontributin e vazhdueshëm dhe besimin në Policinë e Kosovës.

Ndryshe, Policia e Kosovës dje kishte lëshuar një kërkesë për bashkëpunim në identifikimin e personit në fjalë.

Personi i arrestuar dyshohet për përfshirje në një grabitje që ka ndodhur në gusht të vitit 2022, në rrugën “Fadil Vata” në Prishtinë.

 

Share.