Ndër vdekjet e koronavirusit në Britaninë e Madhe raportohet edhe një vajzë 11-vjeçare, ku në 24 orët e fundit vendi ka regjistruar vdekjen e 917 personave të tjerë, të cilët sjellin numrin e përgjithshëm të viktimave në 9,875, sipas të dhënave nga Ministria e Shëndeti raportuar nga BBC.

Numri është i vogël nga ai i djeshmi me 980 vdekje të regjistruara. Rastet e infeksionit janë 78.991.

Sipas të dhënave të NHS, shërbimi kombëtar shëndetësor, viktimat e 24 orëve të kaluara kanë qenë nga mosha 11 deri në 102 vjeç, përcjell ATSh.

Njëmbëdhjetë vjeçarja që vdiq sot nga COVID-19 shkruan tabloidja “Daily Mail”, “nuk kishte asnjë problem tjetër shëndetësor”.

Qyteti më i prekur është Londra, me 102 viktima

Share.