Ka një vend në Tokë që mund të konsiderohet si vendi i magjisë dhe mrekullisë së ylberëve – dhe shkenca e vërteton këtë.

Steven Businger, një shkencëtar atmosferik, publikoi një stubim se pse Hawaii është vendi me ylberët më të mrekullueshëm në planet. “Rëndësia kulturore e ylberëve pasqyrohet në gjuhën e Hawaii-t”, thotë autori, shkencëtar atmosferik në Universitetin në Manoa, “e cila ka shumë fjalë dhe fraza për të përshkruar larminë e tyre.”

Arsyet pse ky vend ka ylberët më të bukur në planet

Përbërësit kryesorë për ylberët janë shiu dhe rrezet e diellit. Për ta përmbledhur procesin shkurtimisht, drita hyn në një pikë uji, reflekton nga brendësia e pikës së përmendur, përkulet ndërsa kalon nga ajri në ujin më të dendur, ndahet në gjatësi vale përbërëse, që shfaqen si ngjyra të ndryshme dhe voila: një ylber.

Arsyet pse ky vend ka ylberët më të bukur në planet

Vendndodhja e Hawaii-t në Paqësorin subtropikal do të thotë se modeli i përgjithshëm i motit është i dominuar nga erërat, rreshje të shpeshta shiu dhe qiej të pastër – kushtet e përsosura për formimin e ylberit.

Arsyet pse ky vend ka ylberët më të bukur në planet

Në punimin e tij, Businger përshkruan edhe faktorë të tjerë që ndikojnë në krijimin e ylberëve më të bukur në planet. Për shkak të largësisë së ishujve, ajri është jashtëzakonisht i pastër dhe pa ndotje, pluhur kontinental dhe polen. Ky është një tjetër faktor që kontribuon në spektrin e plotë të ngjyrave.

Arsyet pse ky vend ka ylberët më të bukur në planet

Arsyet pse ky vend ka ylberët më të bukur në planet

Hawaii në të vërtetë njihet si shteti i ylberit. Në mitologjinë tradicionale, ylberët janë një element domethënës. Në punimin e Businger, analizohet se si ylberët janë bërë një pjesë kaq e rëndësishme e kulturës në Hawaii. /TV Malisheva

 

Share.