Agjencia e Statistikave të Kosovës, ka publikuar të dhënat për prodhimin dhe konsumin e thëngjillit, prodhimin dhe konsumin e energjisë, importin dhe eksportin e energjisë, si dhe importin dhe eksportin e energjentëve të tjerë.

Gjatë muajit qershor të vitit 2022, energjia elektrike bruto në dispozicion ishte 437.52 Gwh, kurse konsumi i energjisë elektrike ishte 325.38 GWh, ose 12.09% më i vogël krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak, thuhet në njoftimin e ASK.

“Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), publikon të dhënat për prodhimin dhe konsumin e thëngjillit, prodhimin dhe konsumin e energjisë, importin dhe eksportin e energjisë, si dhe importin dhe eksportin e energjentëve të tjerë. Ky publikim statistikor paraqet të dhëna statistikore për muajin qershor të vitit 2022.

Në muajin qershor të vitit 2022, prodhimi bruto nga termocentralet i energjisë elektrike ishte 556.97 Gwh; prodhimi bruto nga hidrocentralet e energjisë elektrike ishte 8.4 Gwh; dhe prodhimi bruto nga era dhe ajo solare i energjisë elektrike ishte 21.65 Gwh. Gjatë muajit qershor të vitit 2022, energjia elektrike bruto në dispozicion ishte 437.52 GWh, kurse konsumi i energjisë elektrike ishte 325.38 Gwh, ose 12.09% më i vogël krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak.

Pjesëmarrja e energjisë elektrike alternative në kuadër të konsumit të përgjithshëm ishte 9.24%. Ndërkaq, importi i energjisë elektrike në qershor të vitit 2022 ishte 228.42 Gwh, kurse eksporti i energjisë elektrike në të njëjtën periudhë ishte 377.93 Gwh. Prodhimi i thëngjillit ishte rreth 5.92 mijë ton, ose 14.35% më pak sesa në muajin e njëjtë të vitit paraprak”, thuhet në njoftimin e ASK-së.

/TV Malisheva   

Share.