Asambleisti nga radhët e LDK-së në Malishevë bënë apel kuvendit komunal Malishevë

Shkruan: Valon Krasniqi:

*I nderuar kryesues i Kuvendit Komunal të Malishevës z.Rrahim Morina.

*Referuar gjendjes me të cilën po ballafaqohemi
i’u adresohem me kërkesë që të bëni thirrje , sa
më shpejtë t’jetë e mundur ,lidhur me mbajtjen e një mbledhje të jashtëzakonshme online të kuvendit -komunal -Malishevë ose të ndonjë formati tjetër gjithmonë në bazë të rregulloreve dhe rregullave mirpo të gjindet një metod për mbajtjen e mbledhjes së jashtëzakonshme .

*Rrjedhimisht,qëllimi i kësaj mbledhje të jetë miratimi i një shume mjetesh monetare në ndihmë për familjet skamnore me qëllim që sot më shumë se kurr të kenë shëndetin para vështirësive të tyre për ushqime dhe medikamente të nëvojshme mjeksore.

*Ju lutem , të kemi në konsideratë urgjencën përkatëse e të reflektohet humanizmi i nevojshëm karshi familjeve të tilla.

Të jemi *një dhe unik në raste të tilla e të reflektojmë duke i mbështetur këto kategori .

*p.s. iniciativë kjo më e realizuar në disa komuna të tjera .

*Ju faleminderit me sinqeritetin dhe dëshiren që kjo kërkes të gjejë përkrahjen dhe mbështetjen nga ana juaj dhe nga antarët e kuvendit -Komunalë -Malishevë nga të gjitha subjektet politike që përfaqësojnë interesin e qytetarëve .

*Pra mbetem me shprese që kjo do të realizohet .

*Me shumë respekt -antari i kuvendit -Komunalë -Malishevë : Valon Krasniqi !

Share.