Nga Partia Socialdemokrate kanë reaguar pas arrestimit të asamblistit të tyre në komunën e Podujvës dhe të një personi tjetër.

Në një shkrim në Facebook nga PSD-ja thonë se Blerim Maqastena dhe Berat Megjuani janë duke qëndruar në paraburgim në Serbi.

“Me shqetësim morëm lajmin që dy qytetarë të Republikës së Kosovës, Blerim Maqastena (asambleist dhe aktivist i PSD-së në Podujevë) dhe Berat Megjuani janë arrestuar dhe paraburgosur në Serbi. Blerimi dhe Berati po mbahen tash e 2 ditë në paraburgim në Serbi. Kjo mbajtje e dy qytetarëve të Kosovës nga Serbia është absurde. Blerimi dhe Berati është dashur të lirohen menjëherë me një procedurë normale. Arroganca e autoriteteve të Serbisë është e papranueshme”, thuhet në reagim.

“Sipas informatave që kemi, Blerimi dhe Berati për shkak të mjegullës së madhe kishin humbur rrugën duke ecur në zonën kufitare me Serbinë, dhe gabimisht janë futur në territorin e Serbisë. Ata kanë lajmëruar Policinë e Kosovës, të cilët janë vënë në kontakt me autoritetet serbe nga të cilat pastaj janë ndaluar.

Kërkojmë nga institucionet e Kosovës që të angazhohen maksimalisht që Blerimi dhe Berati të kthehen sa më parë në Kosovë. Duke parë natyrën e rastit, vonesat në trajtimin dhe lirimin e tyre janë të panevojshme dhe të papranueshme”, thonë nga PSD-ja.

Shkrimi i plotë:

Me shqetësim morëm lajmin që dy qytetarë të Republikës së Kosovës, Blerim Maqastena (asambleist dhe aktivist i PSD-së në Podujevë) dhe Berat Megjuani janë arrestuar dhe paraburgosur në Serbi. Blerimi dhe Berati po mbahen tash e 2 ditë në paraburgim në Serbi. Kjo mbajtje e dy qytetarëve të Kosovës nga Serbia është absurde. Blerimi dhe Berati është dashur të lirohen menjëherë me një procedurë normale. Arroganca e autoriteteve të Serbisë është e papranueshme.Sipas informatave që kemi, Blerimi dhe Berati për shkak të mjegullës së madhe kishin humbur rrugën duke ecur në zonën kufitare me Serbinë, dhe gabimisht janë futur në territorin e Serbisë. Ata kanë lajmëruar Policinë e Kosovës, të cilët janë vënë në kontakt me autoritetet serbe nga të cilat pastaj janë ndaluar.Kërkojmë nga institucionet e Kosovës që të angazhohen maksimalisht që Blerimi dhe Berati të kthehen sa më parë në Kosovë. Duke parë natyrën e rastit, vonesat në trajtimin dhe lirimin e tyre janë të panevojshme dhe të papranueshme./TV Malisheva

 

Share.