Ish-Ministri i LDK-së Astrit Haraqija ka komentuar në ‘RADIO 1’, zhvillimet e fundit rreth koalicionit të mundshëm LDK-VV. Për herë të parë Haraqija i ka dalur në mbështetje qëndrimit të kreut të LDK-së me Isa Mustafën rreth kundër-ofertës për Vetëvendosjen. Militanti i LDK-së, ish-ministri ‘problematik’ i këtij subjekti, ka thënë se sot LDK e dha provimin e demokracisë duke i thënë VV-së se po ti jap votat dhe po rri në opozitë dhe duke e shpalosur fytyrën e VV-së se nuk është e gatshme të marrë përgjegjësi.

“Filmat që i ka bërë VV-ja, unë i kam ditur që në fillim. Kjo sepse ata e dijnë që nuk është njejt sikur me gjuajtë gur e me thy xhama, sikur me marrë vendime të rënda. Është e vërtet botërisht që unë kam qenë kundër këtij koalicioni që nga fillimi. Është e vërtet që unë edhe kam qenë opozitë brenda LDK-së e Isa Mustafës, edhe pse kam lobu për ta sjellë Isen në vend të Sjediut, por kësaj radhe Isa i ka  mend në kokë dhe jam plotësisht me të, sepse ishte shumë i qartë në qëndrime. Çka po doni më tepër, isa doli e tha ta votojmë qeverinë dhe rrijmë në opozitë. Pra po shihet se z.Kurti njuk ka guxim me e marrë qeverisjen edhe pikë. Unë kam thënë që Vetëvendosje është pjellë e SHIK-ut dhe i qëndroi prapa.”-deklaroi Astrit Haraqija në ‘RADIO 1’.

Tutje Astrit Haraqia ka potencuar deklarimin e tij si qëndrim të përhershëm të cilin ja ka thënë Mustafës dhe LDk-së se nuk mund të bëshë koalicion me ate që të ka gjuajtur dje me molotov.

“Nuk ndërtohet koalicioni me dikënd që të ka gjuajtur molotova, gaz lotsjellës, ti ka bo 100 të zeza edhe tash brenda natës don me kriju besim. Pra unë kam dyshu që ka me ndodhë ky koalicion dhe e kam thënë në fillim. Pra po e them, VV janë pjellë e SHIK-ut.”-shtoi Haraqija.

Ish-Ministri i LDK-së më tej ka shtuar se vendi do të shkojë në zgjedhje të përsëritura dhe LDK-ja do të dalë e para, pavarësisht asaj çka po deklaron VV.

“Krejt kemi me u ngritë në këmbë e keni me e pa LDK sa përqind do ti ketë. Formula sipas meje do jetë kjo: Në prill vendi shkon në zgjedhje, deri atëherë mbetet kjo qeveri kujdestare, Në prill Vetëvendosjen e dërgojmë në opozitë edhe për 20 vitet e ardhshme.”-tha Haraqija i LDK-së./Njeshi&RADIO 1/

Share.