Avokati i Popullit, Hilmi Jashari ka shprehur shqetësimet e këtij institucioni para komisionit parlamentar për të Drejtat e Njeriut, lidhur me të rinjtë në Kosovë që janë në varësi të drogës. Ai u ka thënë deputetëve që mosha e tyre tashmë ka rënë në 16 vjeç, dhe se nuk ka asnjë institucion që merret me trajtimin e tyre, që sipas tij, kjo është shqetësuese dhe duhet të ndërmerren masa.
Hilmi Jashari i cili drejton institucionin e Avokatit të Popullit u takua sot në Kuvendi ne Kosovës, me deputetët që përbëjnë komisionin për të Drejtat e Njeriut, para së cilëve shtroi shqetësimet e Avokatit të Popullit, ku ndër të tjera theksoi nevojën që institucionet të merren me trajtimin e personave të varur nga droga.
Jashari: Në Kosovë nuk ka institucione që trajtojnë të prekurit nga droga
“Në Kosovë sot nuk ka asnjë institucion i cili merret me trajtimin e personave në varësi të drogës. Është e pa imagjinueshme se si Kosova me këtë potencial të të rinjve, me këtë fenomen të hapur nuk jemi në gjendje me pas një institucion të angazhuar me katër ose pesë ekspertë që ofron trajtimin e personave në varësi të drogës”, tha Jashari.
Ai tha se as institucionet publike nuk kanë ndonjë pas preventive dhe strategji adekuate për këtë çështje, ndërkohë theksoi se problematike është mosha e vartësve ku nga 22 vjeç sa ka qenë dy vjet më parë, tani është 16.
Jashari: Mosha e varësve të drogës ka ra në 16 vjeç
“Në institucionet e tjera publike nuk ka asnjë masë preventive, nuk ka strategji adekuate, dhe mosha çka është me e keqja si indikacion i keq për ne që na ka shërbyer, është e vetme një organiza të jo qeveritare që merret me trajtimin e këtyre personave. Mbi bazën e të dhënave që kjo organizatë ka nga shënimet e tyre del që mosha mesa5tare e vartësve të drogës në Kosovë, nga 22 vjeç sa ka qenë para dy vitesh, ka ra në 16 vjeç. Një rënie rapide, është alarm shqetësues për një shoqëri që do të veprojë sepse situate është ekstremist e keqe”, tha ai.
Jashari tha se nuk ka as të dhëna publike që të mund të vlerësohej në mënyrë institucionale se çka po bëhet në luftimin e kësaj dukurie.
Në këtë takim u shtrua edhe çështja e personave të pagjetur, ku deputetët kërkuan të dinë se sa ka pasur bashkëpunim në këtë çështje.
Ndërkohë, u pajtuan që së shpejti të zhvillojnë vizitë në institucionin e Avokatit të Popullit në mënyrë që të njoftohen prej afër me punët që kryen ky institucion