I biri i Prof. Dr. Muhamed Kërveshi, avokati i mirënjohur, Kujtim Kërveshi, ka publikuar disa dorëshkrime të akordeve dhe tekste të vjetra të heroit të kombit, Jusuf Gërvalla dhe babait të tij (ish profesorit të Gërvalles).

Tre fletë që kanë peshë historike, na kthenë në kohë në vitin 1965, akorde për kitarë, të shkruara nga vetë dora e patriotit Jusuf Gërvallës dhe poashtu profesorit të nderuar, Muhamed Kërveshi.

Këto faqe po shihen në publik për herë të parë, në prag të ditëlindjes të Jusuf Gërvallës./Njëshi

 

Postimi i plotë:

“Dorëshkrimet e akordeve dhe tekstet të heroit të kombit Jusuf Gërvalla dhe babit tim Prof.Dr. Muhamed Kërveshi (ish profesorit të tij) në tre faqe.

Akordet për kitarë (foto e parë) të shënuara nga Gërvalla janë të vitit 1965”

Share.