Bafti  Buqaj lindi më 29 shkurt 1956, në fshatin LLadroc, si fëmijë ishte rritur me ndjenjën e dashurisë atdhetare, këtë dashuri e kishte marrur nga rrëfimet e babës Tafil.

Gjatë viteve 1985-1992, Baftiu në organizatën bujqësore” Mirusha” të Malishevës, më pas punon edhe në shkollë si roje.  Më pas Baftiun e shohim në protesta të viteve të 90 ta. Dalja publike e Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës bënë që edhe Baftiu të jetë në radhëte kësaj ushtri çlirimtare.

Më tetë maj 1998, Baftiun e shohim në luftimet e Grykës së Llapushnikut, e më pas merrë pjesë në Betejën e Luzhnicës, në gusht të vitit 1998, ai tregoi një heroizëm dhe trimëri  në ditët më të vështira të kombit.

Më 31 maj të vitit 1999, nga orët e para të mëngjesit, forcat armike po ndërrmenin ofensivë  të përmasava të gjëra, në drejtim të fshatit Lladroc.Në vendin e quajtur Bregu i Memës kishin zënë pozicionet Bafti Buqaj, Avni Buqaj së bashku me 18 bashkëluftëtarë të tjerë nga LLadroci. Deri sa granatimet dhe bombardimet  e armikut nuk kishin të ndalur, diku rreth orës 13:30 minuta , Baftiu dhe Avniu vrapojnë te shtëpia e Muart Buqës, për të marrur municion, kur i afrohen  50m, pikës së pozicioneve të luftëtarëve të lirisë, goditën nga predhat e minahedhësit  të armikut. Baftiu dhe Avniu hynë në përjetësi për të mos vdekur kurrë. Baftiu dhe Avniu hynë në familjen e dëshmorëve të kombit.  Emrat e tyre skaliten në përjetësi me të gjithë dëshmorët e kombit, duke na dhuruar neve lirinë e këtyre ju përketë nderimi dhe Lavdia.

Lavdi dëshmorëve të Kombit !

 

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Share.