Deputetja e Nismës Socialdemokrate, Albulena Balaj-Himaj, ka deklaruar se shteti i Kosovës dhe shoqëria kosovare nuk duhet të ndalet derisa të dënohen kryesit e dhunimeve seksuale në Kosovës gjatë luftës së viteve 1998-99.
Balaj tha se edhe dy dekada pas luftës, drejtësia ende nuk është vënë në vend.
Balaj-Himaj: Edhe 20 vjet pas luftës s’ka drejtësi për krimet e luftës
“Fatkeqësisht edhe pse kanë kaluar 20 vite nga përfundimi i luftës drejtësia ende nuk është vënë në vend sa i përket këtij krimi makabër të forcave serbe, shteti i Kosovës nuk duhet të ndalet asnjëherë së kërkuari drejtësi derisa ta që kryen krime të tilla të vihen para drejtësisë, por edhe derisa Serbia të dënohet për të gjitha krimet e kryera në Kosovë dhe në veçanti për krimin e dhunimit si krim gjenocidal”, tha ajo/Tv Malisheva/