20 vjet pas luftës, Kosova po vazhdon të ketë problem me territor. Madje, në brezin kufitar, shumë shpesh shihen edhe xhandarmëria serbe. KFOR-i tashmë ka vendosur tabelat për shënimin e kufirit të përkohshëm të Kosovës, në fshatin Karaçevë të Kamenicës. Kjo po shihet me shqetësim nga banorët e kësaj ane, të cilët dita ditës kanë filluar të zhvendosen nga ky fshat.

Që nga përfundimi i luftës, banorët e kësaj zone disa herë kanë alarmuar për futjen e xhandarmërisë serbe në territorin e Komunës së Kamenicës./TV Malisheva /

Share.