Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, njofton se barnatoret bujqësore nuk mbyllen.

Kjo ministri thotë se dje në vendimin e Qeverisë është precizuar se nuk mbyllen barnatoret.

“Me këtë rast, MBPZhR-ja sqaron se këtu përfshihen edhe barnatoret bujqësore. Pra, ju njoftojmë zyrtarisht se barnatoret bujqësore nuk mbyllen dhe lejohen të punojnë sipas orarit të tyre të rregullt”, thuhet në njoftim./TV MALISHEVA/

Share.