Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zgjedhur të përcjelli nga Durrësi mesazhet e tij për krishtlindje.
“Nga Kisha e Shën Palit dua t’i uroj besimtarëve të krishterë të Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Krishtlindje të gëzuara. Kjo festë sjelltë besim, shpresë dhe iua mbushte zemrat me dritë gjithë shqiptarëve” tha Basha.
“Mendimet dhe lutjet e mia janë për ata në nevojë, në veçanti për ata më të goditurit nga tërmeti i 26 nëntorit dhe qoftë kjo festë, kjo ditë e lindjes së Krishtit edhe një thirrje për një bashkim më të madh, më të fuqishëm si një familje për të përballuar çdo të keqe dhe për të dalë në ditën e begatisë dhe bekimit të zotit” tha kreu i opozitës nga qyteti i goditur më rëndë nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit.