Bastisjet e kryera sot nga Policia e Kosovës në pronat e ish-zyrtarëve të Ndërmarrjes Publike Banesore (NPB), Partia Socialdemokrate (PSD) i ka konsideruar përndjekje politike.

Ish-anëtari i Ndërmarrjes Publike Banesore, Dren Kukaj, i cili është pjesë e PSD-së, gjatë një konferencë për media ka folur lidhur me bastisjet që kanë zhvilluar hetuesit në banesën e tij dhe të prindërve të tij.

Ai ka kritikuar edhe reagimin e ministrit të brendshëm Xhelal Sveçla.

Kukaj: Kanë bastisur banesën, nuk e di çka kanë kërkuar

“Kanë hyrë dhe kanë bastisur gjithë banesën kanë kërkuar nuk e di çfarë kanë kërkuar dhe krejt çka kanë gjetur është se i kanë marr dy kompjuter të nënës dhe babës që janë të asaj banese dhe më kanë sekuestruar telefonin tim persona. I kam ftuar në banesën time dhe në prani të gruas dhe fëmijëve e kanë bastisur gjithë banesën dhe nuk kanë marr asgjë përgjatë sa kohës sa kanë qenë diku bastisur kam kuptuar se ministri i Punëve të Brendshme pa përfunduar aksioni ka folur për rezultatet e një aksione pjesë qartazi ishim edhe ne edhe kur e pash që tash isha i hapur se aty flitej edhe për fajde, flitej edhe për mashtrimin për kartela e rastin ku jemi përfshirë jo tash po tash e dy vite që jemi nën hetim dhe nuk më arrestuan por realisht më morën telefonin që unë kam pas me ia dërgua vetë në Polici”, u shpreh ai.

Anëtari i Kryesisë së PSD-së, Dren Kukaj këtë bastisjes e ka quajtur si përndjekje të pastër politike nga Policia e Kosovës.

Kukaj: Kjo është përndjekje e pastër politike

“Nga mënyra se si u paraqit rasti në medie i ndërlidhur me persona të përfshirë në vepra penale të fajdes dhe kartela bankare, dhe të cilët të gjithë përfunduan të arrestuar. Unë nuk kam se si ta shoh ndryshe se sa si një përndjekje e pastër politike nga Policia e Kosovës ku ministri i Punëve të Brendshme pa përfunduar aksioni dhe për prova që kam pas gatishmërinë me ia dorëzua vetë del dhe thotë ka qenë i suksesshëm, çka ka qenë i suksesshëm. Ne tash e dy vite nëpër faza të ndryshme jemi ftuar nga Policia dhe krejt çka kemi pas i kemi ofruar krejt të dhënat që i kemi pas ia kemi dhënë kam qenë disa herë si dëshmitarë e disa herë si i dyshuar….një projekt i cili unë e sfidoj jo vetëm ju gazetar por çdo pjesëtarë të opinionit publik se nëse gjejnë një projekt më të dobishëm publik sesa ai unë mbase do të tërhiqem edhe nga politika, unë jam i bindur në ligjshmërinë e veprimeve tona, unë jam i bindur në dobishmërinë që ia kem sjell asaj ndërmarrje publike nga ai projekt dhe tashmë jam i bindur se ne jemi bërë cak i një përndjekje të organizuar politike ndaj të cilës ne tash e tutje do t’i kundërpërgjigjemi me veprime konkrete”, u shpreh ai.

Anëtari i kryesisë së PSD, Dren Kukaj, ka thënë se prapa institucioneve ekziston një grup para politik me pjesëtarë të Lëvizjes Vetëvendosje që po mundohen t’i inkriminojnë anëtarët e PSD-së.

Kukaj: Prapa këtyre institucioneve ekziston një grup para-politik nga pjesëtarë të LVV-së që duan të na inkriminojnë neve

“Unë jam i bindur që prapa këtyre institucioneve ekziston një grup para politik me pjesëtarë të Lëvizjes Vetëvendosje që në një mënyrë ose tjetër në secilin institucion, në secilin pore institucionale që kanë shtri ndikimin mundohen që të na inkriminojnë neve dhe këtë jam e bindur se e bëjnë për shkak të aktivitetit tonë opozitar”, tha ai.

Kukaj ka thënë se do tu përgjigjen me padi të gjithë atyre që po shpifin karshi tyre.

Kukaj: Do t’i përgjigjem me padi atyre që po shpifin kundrejt nesh

“Ndaj të gjithë atyre që kanë marr autorizim në deklarime publike duke shpifur kundrejt nesh po sa të përfundoj ky proces do t’i përgjigjem me padi mbase do të iniciojmë edhe kallzim penale për t’i sfiduar këto institucione se kush njëmend qëndron prapa kësaj, a kanë këto institucione guxim me intervistua Albin Kurtin, e krejt qata deputet që shkojnë atje e krejt strukturat e LVV-së që janë marr me këtë rast”, theksoi ai.

Edhe kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj këtë aksion të bastisjes e cilëson përndjekje politike për çka ka thënë se vendimet e gjykatave janë dëshmi për këtë.

Molliqaj: Është krejtësisht e qartë se është përndjekje politike

Molliqaj ka thënë se në lokacionet e bastisura janë vendosur kundërligjshëm masat e përgjimit, ndërsa ftoi në debat publik kryeministrin, por edhe bashkësinë ndërkombëtare ta shikojnë këtë rast.

/TV Malisheva 

 

Share.