Dy gjigandët gjermanë Bayern Munich dhe Borussia Dortmund raportohet se kanë shprehur interesim serioz në shërbimet e mbrojtësit të Freiburgut Nico Schlotterbeck.

Ndërkaq, ky i fundit në një intervistë për “Sky Germany” ka thënë se është i fokusuar në jetën e tij te Freiburgu, duke mos menduar për spekulimet që po qarkullojnë për të ardhmen e tij.

“Unë dua të koncentrohem vetëm te klubi im dhe vetëm pas këtij sezoni do të ulemi dhe të bisedojmë për hapin e radhës”, tha Schlotterbeck.

Në këtë sezon, mbrojtësi 22 vjeçar Nico Schlotterbeck ka arritur të bëjë 22 paraqitje në të gjitha garat për Freiburgun, duke regjistruar tre gola mbi emrin e tij.

/TV Malisheva

Share.